Mund të aplikojnë të gjithë ata që kanë qëndruar në mënyrë të vazhdueshme në Spanjë për një periudhë minimale prej dy vjetësh përpara se të kërkohet autorizimi. Me qëndrim të vazhdueshëm kuptohet që mungesat nuk i kanë kaluar 90 ditët në dy vitet e fundit. I interesuari duhet të angazhohet për trajnim: të rregulluar për punësim ose për të marrë një certifikatë profesionale, ose trajnim që çon në marrjen e certifikatës së aftësive teknike ose kualifikimit profesional të nevojshëm për ushtrimin e një profesioni specifik ose të një profesioni të promovuar nga Shërbimet Publike të Punësimit dhe i orientuar në kryerjen e profesioneve të përfshira në Katalogun referuar në nenin 65.1 (Katalogu i profesioneve që janë të vështira për t'u mbuluar, mund ta konsultoni duke klikuar këtu ose, në fushën e studimeve në universitete, angazhim për kryerjen e kurseve për zgjerimin ose përditësimin e aftësive profesionale. Kusht tjetër është që regjistrimi duhet të jetë kryer brenda një periudhe tre mujore nga njoftimi i vendimit për dhënien e autorizimit të qëndrimit. Ka një tarif (taksë) që duhet të jetë paguar për kryerjen e proçedurës. Duhet paraqitur i plotësuar formulari EX 10, kopja e plotë e pashaportës, çertifikata penale. * Nuk duhet të keni të ndaluar hyrjen në Spanjë.
Pasaportë e vlefshme, dëshmi penaliteti, çertifikatë mjekësore, regjistrimi në shkollë, siguracion shëndetësor, të ardhura të mjaftueshme.
Necesitamos su consentimiento para cargar las traducciones
Utilizamos un servicio de terceros para traducir el contenido del sitio web que puede recopilar datos sobre su actividad. Por favor revise los detalles en la política de privacidad y acepte el servicio para ver las traducciones.