INFORMOHU.ES

ZYRË KËSHILLIMI JURIDIK MBI EMIGRACIONIN


 

Çfarë bëjmë

Aktualizojmë vazhdimisht informacionin, për t`ju përgjigjur sa më saktë pyetjeve tuaja.

Vizë studimesh 

Ke marre vendimin për të studiuar në Spanjë? Ke zgjedhur vendin dhe shkollën, por të mungon viza. 

Për të siguruar vizën, shkolla e përzgjedhur duhet të plotësojë disa kushte. Të tregojmë se cilat janë.

 

 

                                                        Mbrojtje penale në Spanjë dhe Europë

Jetesa në Spanjë jo rrallë të përball me drejtësinë, ligjin. Për të siguruar që e drejta jote apo e një familiari të respektohet dhe të kesh mbrojtjen më të mirë Informohu.es bashkëpunon me Av. Rafael Mena Peinado. Komunikimi në shqip do të lehtësojë bisedimet për të arritur rezultatin e kërkuar.  

 

Vizë pune

Nuk është e lehtë të sigurosh një kontratë pune në Spanjë pa lëvizur nga Shqipëria, por nuk është e pamundur. 

Ka kompani që ofrojnë kontrata për të huajt jo rezident.

 

 

                        

 Targa spanjolle, Konvertim patente 

Spanja nuk ka marrëveshje me Shqipërinë per njohjen e patentave por në rast se ke patentë të një shteti EU, kjo mund të konvertohet nëse plotëson kushtet.  Informohu.es ofron edhe shërbimin e ndërrimit të targave të automjeteve.

Legalizime/Përkthime 

Nëse të duhet të kryesh proçedura në Shqipëri, dokumentat e lëshuara nga Spanja duhet të jenë të legalizuara dhe të përkthyera nga përkthyes zyrtarë.

 

 

                                                                                  

 

Homologime - Ekivalencë të studimeve 

Për të ushtruar profesionin e arkitektes,  mjekut, dentistes, veterinerit etj duhet kryer homologimi i studimeve. Në Spanjë mund të kryhet dhe njohja e studimeve që nuk kanë dalje profesionale, e quajtur Declaración de equivalencia. Kjo deklaratë shërben për të kryer studime të tjera ose për të demostruar formim akademik për një pozicion të caktuar pune.

Aplikim për autorizime të ndryshme

Janë të shumta rrugët që ofron shteti spanjoll për të patur një qëndrim të rregullt, të ashtuquajturat autorizime. Në varësi të situatës të gjithësecilit, këshillohet aplikimi për përfitimin e  njërit prej këtyre autorizimeve. Këto te fundit janë të lidhura me tre boshte STUDIMET, PUNËN, FAMILJEN.

                                                                                            

 

 

 

 

 

 

 

 

       Zaida Gretta Sandoval Cervantes

Aplikim TIE (kartë rezidence)

Nëse ke përfituar një vizë nga Ambasada Spanjolle apo të është aprovuar një autorizim, hapi tjetër është nxjerrja e TIE-s brenda një afati të caktuar kohor të qëndrimit në Spanjë.

 

 

 

 

 

 

 

 

                  Stafi 

 

                                                                                               Rafael Mena Peinado

Informacion mbi subvencione, bursa, provime DELE

Bashkimi Evropian dhe Spanja herë pas herë ofrojnë bursa studimesh dhe subvencione si për studentë dhe profesorë të gjuhës spanjolle.

Nëse do të provosh nivelin e gjuhës spanjolle, DELE është provimi, diploma e të cilit është zyrtare dhe e njohur në të gjithë botën. Janë mbi 1000 qëndra, ku mund të realizohen provimet e niveleve nga A1 deri tek C2 të Institutit Cervantes.

    

 

 

 

 

 

                                                                                                       Brikena Perollari

Më duhet një avokat penalist/penitenciar

Av. Rafael Mena Peinado është në dispozicionin tuaj për çdo situatë që mund të krijohet në Spanjë ose në Europë.

Informohu tek ne

Shpejtësi në përgjigje+ Informacion i saktë = Qëndrim i garantuar në Spanjë

Po mendon për një ndryshim të rëndësishëm në jetën tënde?

Je i gatshëm për sfida të reja?

Nëse dëshiron që Spanja të jetë vendbanimi yt i ri, na kontakto.

Information icon

Necesitamos su consentimiento para cargar las traducciones

Utilizamos un servicio de terceros para traducir el contenido del sitio web que puede recopilar datos sobre su actividad. Por favor revise los detalles en la política de privacidad y acepte el servicio para ver las traducciones.