Autorizim qendrimi për kërkim pune ose fillim projekti biznesi.
Nuk të lejon të punosh
Janë të shumtë studentët që pasi kryejnë studimet duan të vazhdojnë të jetojnë në Spanjë. Por si është e mundur kjo gjë?
Mund të bësh një modifikim të autorizimit të qendrimit kur të është ofruar një kontratë pune. Kur nuk krijohet një mundësi e tillë shteti spanjoll ofron qendrimin për të kërkuar punë apo për të nisur një biznes. Ky autorizim vlen për 24 muaj por nuk të lejon të punosh ndërkohë.
Na kontakto për të mësuar më shumë për kushtet që duhen plotësuar.