Formularët "EX": Udhëzues i shkurtër për procedurat e të huajve në Spanjë
Ministria e Përfshirjes, Sigurimeve Shoqërore dhe Migracionit (Ministerio de Inclusión, Seguridad Social y Migraciones) ka standardizuar procedurat e huajve në Spanjë përmes një sërë formularësh të njohur si "modelos EX". Më poshtë gjeni një përmbledhje të secilit formular — për çfarë rasti shërben — bashkë me lidhjen për shkarkimin e versionit të tij të redaktueshëm (editable).
EX00 — Qëndrim afatgjatë
Ky është edhe formulari që plotësohet për qëndrim me qëllim studimi (estancia por estudios)
Përdoret për të kërkuar autorizimin e qëndrimit afatgjatë (estancia de larga duración) në Spanjë, pra qëndrime mbi 90 ditë pa qenë rezidencë.

EX01 — Rezidencë e përkohshme jo-fitimprurëse
Për ata që duan të jetojnë në Spanjë pa punuar
Kërkohet duke vërtetuar mjete ekonomike të mjaftueshme (p.sh. pensionistë, persona me kursime).

EX02 — Ribashkim familjar
Tërheqje e familjareve nga resident legal
Përdoret nga rezidentët në Spanjë që duan të sjellin pranë tyre familjarë (bashkëshort/e, fëmijë, prindër të varur ekonomikisht).

Aplikim per rregullarizim te qendrimit
Nga 16 prilli deri me 30 qershor te 2026 do te kryhen aplikime per rregullarizimin. I ploteson kushtet?
Çfarë ndodh kur kalon 90 ditët si turist
Lëvizja brenda Europës edhe kthimi në Shqipëri përbën problem? Dua të rikthehem në Spanjë

Rregullorja e re e emigracionit.
Lajme të reja për emigrantët në Spanjë
Qeveria spanjolle ka miratuar rregulloren e re të emigracionit në nëntor të 2024. Për të gjithë ata që kanë tashmë një autorizim, kohëzgjatja e të cilit është një vit, rinovimi do të vlejë për 4 vite tashmë. Ata që vijnë me studime do të kenë të drejtë pune deri në 30 orë në javë dhe është lehtësuar kalimi nga qëndrim për studime në pune.
Për ata që kanë nevojë për një vizë kërkimi pune për të vazhduar jetesën në Spanjë, pasi kanë kryer studimet, kjo vizë i jep të drejtë 12 muaj dhe jo 3.
Në Spanjë ka shumë vende pune sezonale, siç është hosteleria dhe bujqësia. Kompanitë zakonisht marrin punonjës të huaj por që në shumicën e rasteve punojnë në të zezë. Kjo sepse kërkesat për të bërë një aplikim të rregullt ishin të shumta dhe vononin. Pritet të ndryshojë kjo gjë me autorizimin specifik që është përpiluar për këto profesione.
Çfarë të rejash sjell për emigrantët që janë me qëndrim të parregullt?
Besoj të gjithë njohim Arraigo por formacion, social, sociolaboral, familiar. Tani shtohet dhe Arraigo de segunda oportunidad. Kjo do të vlejë për ata që kanë patur më parë një autorizim qëndrimi dy vitet e fundit, por që nuk kanë mundur t´a rinovojnë.
Rregullorja e re e emigracionit përmirëson edhe temën e bashkimit familjar. Autorizimi -familjar i një shtetasi spanjoll- mund të merret edhe për fëmijët mbi 21 vjeç. Mosha maksimale do jetë 26 vjeç. Personat që jetojnë legalisht në Spanjë do mund të sjellin dhe partneren/in edhe pse nuk janë të lidhur me martesë, duke provuar që marrëdhënia e tyre është reale dhe zgjat në kohë.