
Kombësia spanjolle dhe fëmijët
Je e huaj, rezidente në Spanjë dhe ke vendosur të kesh një fëmijë. Përveç shtatëzanisë dhe përgatitjeve të shqetëson edhe e ardhmja e këtij fëmije. Çfarë do mund t´i ofrosh?
Fëmija i porsalindur mer shtetësinë e prindërve. Nëse një nga prindërit është spanjoll do mund të mari menjëherë pashaportën spanjolle.
Por çfarë ndodh kur të dy prindërit janë të huaj?
Si fillim fëmija pajiset me kartën e rezidencës TIE, por pas një viti i lind e drejta për të kërkuar kombësinë spanjolle.
A mund të përfitoj leje qëndrimi nëse fëmija lind në Spanjë?
Fëmijës i lind e drejta të pajiset me leje qëndrimi nga momenti që njëri nga prindërit rregullon qëndrimin e tij në Spanjë. Për këtë arsye janë figurat si Arraigo social, para formación, laboral apo segunda oportunidad që do të zbatohet duke nisur nga maji i vitit 2025.